Arbëri

Danielson: BE s’ka 'plan B' për Serbinë, normalizimi me Kosovën i nevojshëm

Drejtori i Përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Christian Danielson ka deklaruar se nuk ekziston “plani B” për Serbinë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosova është i rëndësishëm, transmeton Koha.net.

Danielson për gazetën “Politika” të Beogradit ka theksuar se nuk ekziston plani B. “Serbia duhet të vazhdojë të përparojë në fushat që mbulojnë të gjithë kapitujt. Ajo duhet të arrijë përparim stabil në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.