Zjarri në malin me pisha të Shëngjinit shkakton dëme të konsiderueshme Foto: Koha

Zjarri në Shëngjin nuk është shuar që 10 orë, i afrohet banesave

23 August 2019 12:29
21:52

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave, raporton TCH.

Zjarri masiv, i shkaktuar afër portit të Shëngjinit po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë.

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë.

12:29

Zjarri në malin me pisha të Shëngjinit shkakton dëme të konsiderueshme

Zjarri masiv i rënë gjatë natës në malin me pisha te Shëngjinit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Flakët ranë fillimisht në vendin e quajtur Lugu i Lemës për t'u përhapur pastaj më shumë.

Zjarrfikësit dhe policia ishin në vendngjarje gjatë natës, mirëpo terreni i vështirë malor e bëri të vështirë shkuarjen në vend dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Era përhapi edhe më tepër vatrat.

Nevojitet ndërhyrja nga ajri për të neutralizuar edhe vatrat e vogla që kanë mbetur e që mbeten rrezik për riaktivizimin e zjarreve të mëdha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme