Shpeshtohen tenderët në Telekom: 707 mijë euro për marketing Foto: Driton Paçarada / Koha

Shpeshtohen tenderët në Telekom: 707 mijë euro për marketing

23 August 2019 09:59

Një ditë pas kontratës për blerjen e 305 telefonave të mençur, Telekomi i Kosovës ka nënshkruar një tjetër kontratë me vlerë të madhe, përcjell Buletini Ekonomik.

Përkundër faktit se numëron mbi 100 punëtorë në Departamentin e Marketingut, kjo ndërmarrje ka angazhuar një kompani private për t’ia kryer punët.

Kompania e marketingut N.SH. “2 B” ka fituar tenderin në vlerë 707 mijë euro për “Shërbime të realizimit të reklamave dhe furnizim me material marketingu”.

Image

Në dosjen e tenderit, ndërmarrja e ka arsyetuar me terma përgjithësues dhënien e këtij tenderi.

“Realizimi i idesë, konceptit si dhe realizimi reklamave te marketingut për nevojat e Telekomit te Kosovës për promovimin e produkteve dhe shërbimeve te veta duke përfshirë furnizimin me materialin reklamues qe shoqërojnë kampanjat e marketingut, materialet reprezentative për promocione te ndryshme si dhe brendim te pikave shitëse dhe hapësirave tjera për reklamim të produkteve, shkërbimeve dhe ofertave te Telekomit të Kosovës”, thuhet aty.

Sipas dosjes së tenderit, shumë prej punëve kompania do t’i kryejë në hapësirat e Departamentit të Marketingut në Telekom.

Në këtë departament punojnë mbi 100 persona si zyrtar të marketingut.

I kontaktuar nga Buletini Ekonomik, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhënien e këtij tenderi e ka quajtur një arsye tjetër pse duhet të privatizohet kjo ndërmarrje.


Lexoni edhe: 

Telekomi blen telefona të mençur në vlerë 207 mijë euro


“Mbi 70 veta staf të marketingut. Gjithë ai staf ish dashtë me i kry vetë këto punë. Pikërisht kjo është njëra nga arsyet se pse kam kërkuar që ndërmarrja të privatizohet”, ka thënë Lluka.

Në dokumentet që ka siguruar Buletini Ekonomik, në Departamentin e Marketingut, numri i të punësuarve tashmë ka arritur në 121 punëtorë.

Image

“Punësimet e shumta në Telekom dhe pa ekspertizë bëjnë që ndërmarrja të angazhoj pastaj kompani për kryerjen e punëve”, ka shtuar Lluka.

Ndryshe tenderi për marketing në vlerë 707 mijë euro vjen vetëm një ditë pas kontratës për blerjen e 305 telefonave të mençur ku u shpenzuan mbi 200 mijë euro.

Image

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme