Vetëshpërndarja e legjislaturës së dembelëve Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Vetëshpërndarja e legjislaturës së dembelëve

Fitim Gashi Fitim Gashi 23 August 2019 07:43

“Dashtë Zoti të mos ketë Kuvend më dembel”, ka qenë lutja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, pak minuta para se ai dhe deputetët të votojnë për shpërndarjen e vetvetes.

Njësoj sikurse shumicën e kohës, edhe seanca e fundit e udhëhequr nga Veseli është përshkruar me zhurmë e përplasje mes deputetëve.

Legjislatura që pushojë së ekzistuari nuk ka arritur as për së afërmi ta përmbushë funksionin legjislativ dhe atë mbikëqyrës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo do të mbahet mend për mungesë kuorumi, për debate të gjata nëpër seanca plenare, pa ndonjë epilog.

Do të mbahet mend për përpilim të rezolutave e mocioneve, që nuk kanë arritur të miratohen, për seanca të jashtëzakonshme më të mëdha në numër sesa seancat e rregullta plenare.

Do të mbahet mend për mungesë të shumicës parlamentare. Kulmi ishte aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila shembi Delegacionin shtetëror të cilin e krijoi Qeveria, e votuan partitë në pushtet dhe një parti opozitare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme