ZKA: Detyrimet e papaguara u rritën për 30 për qind, borxhet e pambledhura për 17 për qind

ZKA: Detyrimet e papaguara u rritën për 30 për qind, borxhet e pambledhura për 17 për qind

Dardane Neziri Dardane Neziri 23 August 2019 07:17

Tridhjetë për qind janë rritur vitin e kaluar detyrimet e papaguara të shtetit ndaj debitorëve. Rritje kanë shënuar edhe borxhet e pambledhura, për 17 për qind. Këto të dhëna janë përfshirë në raportin e auditimit për pasqyrat financiare në nivel vendi, të përpiluar së fundi nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Bazuar në të dhënat e raportit, që i posedon “Koha Ditore”, këta parametra janë parë me shqetësim nga Auditori, i cili edhe i ka konsideruar si sfidë kryesore për stabilitetin financiar të shtetit.

Raporti pritet që të dorëzohet me datën 30 të këtij muaji në Kuvendin e Kosovës, i cili pastaj do të diskutohet dhe miratohet kur të formohet legjislatura e re.

Shuma totale e parasë së gatshme në llogarinë e thesarit shtetëror, sipas raportit, më 31 dhjetor 2018 ishte 387.9 milionë euro, prej të cilave 86.2 milionë ishin fonde të përcaktuara dhe 301.7 milionë euro fonde të depozituara, por të pashpërndara.

“Marrë parasysh këto të dhëna, nuk ekziston ndonjë kërcënim serioz i stabilitetit financiar të shtetit. Sfida kryesore me ndikime në bilancin buxhetor janë detyrimet e papaguara dhe kërkesat ndaj debitorëve, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në llogaritë qeverisëse”, thuhet në raport.

Detyrimet e papaguara të organizatave buxhetore ndaj furnizuesve dhe operatorëve të tjerë ekonomikë në fund të vitit 2018, sipas ZKA-së, ishin rreth 259 milionë euro, një rritje prej 30% në krahasim me vitin 2017. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme