Arbëri

Osmani thumbon Haradinajn për “ndarjen e Kosovës”

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thumbuar kreun e AAK-së, ish-kryeministrin Ramush Haradnaj, duke i nxjerr në një postim në profilin e saj në Facebook, dy rezoluta.

“Rezoluta në foto 1 që E AUTORIZON Thaçin për bisedime dhe i hapë rrugën për planin e ndarjes: E sponzorizuar nga Haradinaj, e parandaluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Image

“Rezoluta në foto 2 që IA NDALON Thaçit dhe kujtdo tjetër të negociojë territorin: E sponzorizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por e parandaluar nga Haradinaj me deputetët e tij dhe PAN-istët e tjerë”, ka shtuar më tej.

Image

Tutje Osmani ka kërkuar nga ndjekësit e saj të bëjnë vetë llogarinë.

“Bëjeni llogarinë vet tani, se kush vërtetë parandaloi ndarjen e Kosovës. Një parti me 10 deputetë, apo një parti me 25 deputetë (që bashkë me partitë e tjera opozitare përbënim shumicën shqiptare)”, ka thënë ajo.