MPB-ja thotë se po e heton rastin në aeroport të krijuar nga greva e punëtorëve Foto: Alban Bujari / KD

MPB-ja thotë se po e heton rastin në aeroport të krijuar nga greva e punëtorëve

21 August 2019 12:35

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është duke e hetuar rastin e krijuar në aeroportin e Prishtinës pas grevës së punëtorëve dhe pas kësaj thotë se do të hartojë një raport zyrtar.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Departamenti për Siguri Publike, përmes Inspektorëve për siguri të aviacionit civil të cilët kanë qenë prezent dhe janë duke e përcjell situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë periudhës së mbajtjes së grevës nga ana e personelit të aeroportit. Inspektorët për siguri të aviacionit civil të MPB-së janë duke e hetuar rastin në fjalë dhe pas përfundimit të hetimit do të hartojnë raport zyrtar”, thotë MPB, transmeton KTV.

MPB-ja tutje shton se duke qenë se jemi në fazën fillestare të hetimeve (mbledhjes së dëshmive) dhe kjo çështje bënë pjesë në fushën e cila është e klasifikuar, nuk mund të japin detaje tjera lidhur me këtë rast.

Sidoqoftë, Ministria e Punëve të Brendshme i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se siguria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është brenda standardeve të kërkuara dhe udhëtimi nga ky aeroport është i sigurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme