Gecaj: LDK për një qeveri që s’varet nga lista serbe Foto: Driton Paçarada / Koha

Gecaj: LDK për një qeveri që s’varet nga lista serbe

20 August 2019 22:51

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në Kosovë duhet të ndërtohet një qeveri e shpresës, e cila sjellë ndryshime kualitative.

“Ne po shpresojmë që pas zgjedhjeve të ndërtojmë një qeveri të qëndrueshme, e cila mund të shtyjë përpara proceset të cilat kanë stagnuar për një kohë të gjatë. LDK-ja është partia më e madhe në Kuvend, në komuna dhe shumica e sondazheve e kanë nxjerrë në vendin e parë”, ka thënë ai në televizionin publik.

Gecaj ka thënë se duhet ndërtuar një qeveri e cila nuk varet nga Lista serbe.

Sipas tij, LDK-ja “nuk ka vija të kuqe” për subjektet e tjera, pos për PDK-në.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme