Arbëri

KEK-u thotë se ka gjeneruar mbi 8 milionë euro fitim në gjashtëmujorin e parë të 2019-ës

Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës, pohon se kjo kompani ka shënuar tejkalim të planit të punës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Drejtori menaxhues i kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçi, ka njoftuar se termocentrali Kosova A ka kaluar planin e prodhimit për 12 përqind, ndërsa Kosova B për 5 përqind.

Ai, më tutje, ka shtuar se KEK-u, për gjashtë muaj, ka fituar mbi 8 milionë euro.

Sa i përket auditimit të jashtëm të kësaj kompanie, Thaçi ka bërë të ditur se kanë përmbushur obligimet e parapara me ligjet në Kosovë.

Sipas tij, raporti i auditimit është miratuar pa ndonjë vërejtje.