Arbëri

Mot me diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje graduale, duke regjistruar vlera mbi normalen. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit, sasitë e reshjeve që ranë ditën e mërkurë, ishin më se të domosdoshme për gjitha sferat e jetës, duke u nisur nga bujqësia, akumulimi i ujit në liqene, pastrimin e ajrit edhe pse këto reshje në perëndim dhe lindje të Kosovës u shoqëruan me breshër dhe shkaktuan dëme sidomos në perimekulturë, por fatbardhësisht kishin përfshirë territore të vogla.

“Në verilindje u regjistruan më së paku reshje, rreth 2 litër për metër katror, ndërsa në perëndim të vendit, sasitë e reshjeve u regjistruan rreth 25 litër për metër katrorë”, thuhet tutje në njoftim.