Gjatë TM2 të këtij viti Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike

Gjatë TM2 të këtij viti Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike

15 August 2019 15:49

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për (TM2 2019). Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë TM2 2019 vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.74 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 181.8 GWh, ndërsa në hidrocentrale është rreth 112.4 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë TM2 vitit 2019, Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM2 2019) Kosova ka eksportuar 134.2 GWh energji elektrike.

Në (TM2 2019), sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 039.5 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 21.50%.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme