Driton Kuka i bashkohet AAK-së

Driton Kuka i bashkohet AAK-së

14 August 2019 12:54

Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Njoftimin e ka bërë publik vet ai, e më pas edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë! Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj! Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi! Kam miq në çdo parti politike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

E këtij anëtarësimi i është gëzuar edhe Haradinaj, kryeministri i dorëhequr.

“Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ilir14/08/2019 15:20

E paske bo berllog Sa milionat ti ofroj rambo

Shto koment

Të ngjashme