Arbëri

Në Novoselë të Vlorës do ndërtohet aeroporti i dytë i Shqipërisë

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, u prezantua në Novoselë si një prej zonave që do të përfaqësojë me mandatin e tij në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit, që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit për të dalë mëpas në pjesën e bregut, Kjo do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, tha Gjiknuri duke komentuar investimet.