Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit Foto: Alban Bujari / KD

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Fitim Gashi Fitim Gashi 13 August 2019 07:45

Me zvarritje dhe vonesa është shoqëruar deponimi i nënshkrimeve të subjekteve parlamentare për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, më 22 gusht.

Me përjashtim të PDK-së, të gjitha subjektet e tjera kanë thënë t’i kenë dorëzuar nënshkrimet.

Por vetëm dy prej tyre kanë pranuar të bëhen publike deponimet e nënshkrimeve në faqen zyrtare të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

“Administrata, me kërkesë të dy grupeve parlamentare, ka bërë publike (në ueb faqe) deponimin e nënshkrimeve për seancën e 22 gushtit”, ka thënë të hënën sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate janë subjektet që i kanë zyrtarizuar nënshkrimet në institucionin ligjvënës. Nënshkrimet kanë thënë t’i kenë dorëzuar edhe LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma. Ndërkaq zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar se nënshkrimet bashkë me mocionin do të procedohen të martën.

“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe në dakordim me disa grupe të tjera parlamentare do të procedohen nesër, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka thënë për gazetën shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme