Arbëri

Hoxhaj: Serbia e shkeli Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Foto: Koha

Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia e ka shkelur Konventën e Gjenevës duke kryer gjenocid në Kosovë.

Përmes rrjetit social Twitter, ai ka kujtuar numrin e shqiptarëve të vrarë, të zhdukur dhe të zhvendosur nga vendet e Kosovës.

“Sot është 70-vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me gjenocid në Kosovë. Rreth 90% e shqiptarëve u detyruan të largoheshin si refugjatë dhe persona të zhvendosur. 13.535 u vranë, në mesin e tyre 1230, përfshirë foshnjat, ndërsa 1,657 janë ende të zhdukur”, ka shkruar Hoxhaj.