Rama paralajmëron ndërtimin e 16 km të rrugës së paasfaltuar turistike të Thethit

Rama paralajmëron ndërtimin e 16 km të rrugës së paasfaltuar turistike të Thethit

12 August 2019 12:42

Rruga nga qyteti i Shkodrës deri në fshatin turistik të Thethit është 72 km prej të cilave vetëm 16 km janë të paasfaltuara.

Në vitin 2014 u shtrua rruga e Bogës, por mbeti pa u bërë aksi nga Qafë-Thorja deri në qendër të fshatit Theth. Është vetëm 16 km, por aktualisht përshkohet për 1 orë e 15 min.

Më datë 13 korrik Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi takimin publik me komunitetin e Thethit për të diskutuar impaktin mjedisor dhe social të projektit për ndërtimin e rrugës Qafe Thore -Theth. Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.

Kryeministri tha sot se punimet nisin së shpejti, por pa përcaktuar një datë.

Ai postoi video ekskluzive me lejen e autorëve Cathy Brown dhe Greg Williams, dy vizitorë të magjepsur nga Thethi, me lajmin e mirë të nisjes së shpejti të investimit për rrugën turistike të Thethit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme