“E diela me Kohën Ditore” për “gjysmëkuvendin” si legjislatura më e dobët

Urim Isma Urim Isma 10 August 2019 22:42

Për çfarë do të mbahet mend legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës? Çka i ka shoqëruar performancat e gjysmëkuvendit, sa ligje u miratuan dhe si u bë që të mbajë më shumë seanca të jashtëzakonshme sesa plenare?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e më tepër, vijnë në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Gjysmëkuvendi”.

Lexoni intervistën e javës me hulumtuesin e KDI-së, sipas të cilit legjislatura e gjashtë është më anemikja dhe më e dobëta nga të gjitha legjislaturat e tjera. Çfarë ka ndikuar, sipas tij, në dështimin e përmbushjes së programit legjislativ të Kuvendit?

Për temën e së dielës, këtë javë lexoni shkrimin “Udha e mbarë deputetë mëditjesh”, derisa vijnë rrëfimet për mënyrën e shpëtimit nga drogat. Rubrika ‘kosovarçe’, këtë javë sjell rrëfimin për diasporën e zhgënjyer, por që vazhdon të jetë solidare me skamnorët në trevat shqiptare.

Nga Bota vijnë shkrimet për tokën e beqarëve pa ujë, derisa nga Kultura mund të gjeni shkrime për regjisoren iraniane të censurës së pushtetit dhe tabuve. Vazhdon fejtoni nga arkivat e bibliotekës së kongresit amerikan mbi Shqipërinë: Cili ishte ndikimi jugosllav mbi ushtrinë shqiptare të viteve ‘40?

Rubrika Monument sjell rrëfimin për dy gra kosovare, që pasionin për lulet e kanë shndërruar në profesion dhe vështirësitë që ato hasin gjatë kësaj pune.

Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni shumëçka para se të mbërrini te faqet e sportit. Nga sporti, veç tjerash, lexoni për sportisten e rrallë që arriti kulmin në shumë sporte. Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “KOHA DITORE”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme