Arbëri

AUV bën thirrje që kurbanët të theren në thertore të licencuara

Me rastin e festës se Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë iu ka bërë thirrje të gjithë besimtareve mysliman të Kosovës, me rastin e përmbushjes se ritit të therjes se kurbanëve të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Ata përmes një njoftimi për media, kanë rekomanduar që therjet të bëhen vetëm në thertore të licencuara nga AUV.

Ata thonë se kafsha e cila theret për konsum familjar dhe të të afërmeve mbi të gjitha, duhet të jetë e kontrolluar.

“Në thertore kontrolli kryhet para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Pas hulumtimit të plotë nga ana e veterinarit, vlerësohet mishi dhe ai merr vulën e sigurisë për konsum”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, tregtimi i kafshëve të gjalla duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës.

AUV thotë se para blerjes duhet siguruar që kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës.

përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës për kontroll shëndetësore të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset në tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, në të njëjtën kohë mund të konfiskohet nga organet kompetente”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, therje e pa sigurt për shëndetin publik dhe ilegale, konsiderohet secila therje që bëhet jashtë objekteve të autorizuara për therje.

Ata thonë se për shkak të statusit shëndetësor të kafshëve të destinuara për kurban të mungesës së kontrollit veterinar para therjes, gjatë dhe pas procesit të therjes, ekziston mundësia e bartjes së sëmundjeve infektive zoonotike nga kafshët tek njerëzit.

“Ndërsa nga mungesa e kushteve higjienike ne vendet apo hapësirat jo adekuate mund të vije deri të kontaminimi i mishit ( ekziston një numër i madhe i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund ta atakojnë mishin) nga ambienti dhe pajisjet jo higjienike”, thonë ata.

Sipas tyre, temperaturat e larta janë një faktor tjetër jo i përshtatshëm për proces të therjes dhe ruajtjes së mishit, duke shtuar se këta faktor rrezikojnë shëndetin publik nga helmimet alimentare me ushqim.

AUV njofton se lista e thertoreve në të gjithë territorin e vendit është publike ajo gjente në ueb faqen të AUV-s, ku përfshihen adresat e thertoreve.

“Të gjitha këto objekte janë nën mbikëqyrje të autoritetit kompetente për kontroll të ushqimit. Në secilën prej tyre ka nga një inspektor veteriner komunal ose qendror, të cilët janë të autorizuar për kontroll të kafshëve para therjes, gjatë dhe pas procesit të therjes. Tani në vendin tonë janë gjithsej 53 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të kapaciteteve të ndryshme, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë”, thuhet tutje në njoftim.