Arbëri

MPMS jep udhëzimet se si të aplikohet për sigurimin social në Zvicër

Foto: Ilustrim

Ministria ​e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët kosovarë me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes Kosovës dhe Zvicrës hyn në fuqi prej datës 1 shtator, 2019.

Sipas MPMS-së, kërkesat mund të paraqiten tashmë para hyrjes në fuqi mirëpo përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social të rregulluara më këtë marrëveshje, MPMS-ja thotë se shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe informatave më të hollësishme mund të paraqiten të autoritetet përgjegjëse - organeve ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Divisioni i Pensioneve të Jashtme

Departamenti i Pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1

10000 Prishtina

Tel +38338211663

Republika e Kosovës

https://mpms.rks-gov.net

2. Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]

• Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel : +41 58 461 91 11

Faks: +4158 461 97 05

Internet: http://www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit]

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel. +41 - 58 461 91 11

Faks +41 58 461 99 50

Internet: http://www.zas.admin.ch