Arbëri

“Keqardhje që Xharra s’e ka zgjedhur LDK-në”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Rubikon të KTV-së përshendeti aderimin e gazetares Arbana Xharra në PDK.

Ai madje thotë se i vie keq që ajo nuk e zgjodhi LDK-në.

“E kam marrë si vendim final politik të një gazetareje. Më vjen keq që nuk ka ardhur në LDK”, ka thënë Haziri në Rubikon të KTV-së.

Haziri thotë se nuk e ka ditur se ajo ka interesim të hyjë në politikë.