Arbëri

Mot me diell e vranësira kalimtare në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Kosova do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Përmes një komunikate për media IHMK-ja thotë se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.