Arbëri

Shumë konsultime, por jo pajtim se si të dilet nga kriza politike

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Thaçi, konsultimet, fillimisht i ka nisur me përfaqësuesit e partive të vogla nga radhët e komuniteteve.

Ai deri më tash ka takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga Grupi Parlamentar 6 plus dhe partitë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, por nuk ka njoftime se kur mund të ketë takime me përfaqësuesit e tjetër të partive politike shqiptare.

Analistët politikë konsiderojnë se zhvillimet politike në Kosovë janë duke shkuar drejt një përkeqësimi të gjendjes politike dhe jo drejt një zgjidhjeje.

Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike shihet se nuk e kanë preokupim as zbatimin e Kushtetutës e as të ligjshmërisë, por një rivalitet politik, i cili siç thotë ai, mund ta bëjë gjendjen edhe më të keqe nga sa është. Kurse, analisti tjetër, Ismail Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se janë disa faktorë që tashmë do të shkojnë drejt një bllokimi institucional.

Njohësit e çështjeve ligjore, thonë se për shpërbërjen e Kuvendit nevojitet shumica e kualifikuar apo më shumë se dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Të plot lexojeni në REL