Arbëri

“Rusia do të bllokojë hyrjen e Kosovës në çdo institucion ndërkombëtar”

Foto: MPB e Serbisë

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka deklaruar se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Serbisë në pengimin e anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në Interpol, por në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Këto komente, ambasadori rus i bëri gjatë një takimi me ministrin serb të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ndërsa të dy kanë vlerësuar se dy vendet respektive kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e sigurisë, ka thënë ministria në një njoftim për media, raporton Koha.net.

Stefanoviqi e ka falënderuar Rusinë “për respektim parimor të integritetit territorial të vendit tonë, sikurse edhe mbështetjen e vlefshme në çështjen e pengimit të pranimit të të ashtuquajturës Kosovë në Interpol”.