Arbëri

Konsultat e presidentit nën thirrjet për caktimin e datës së zgjedhjeve

Foto: Koha / ilustrim

Caktimi i datës së zgjedhjeve do të jetë kërkesa kryesore e partive politike në konsultat me presidentin Hashim Thaçi, të cilat do të marrin start gjatë kësaj jave.

Deklarativisht të gjitha subjektet thonë se i kanë kthyer sytë nga zgjedhjet e reja. Por kanë dallime për rrugën që duhet ndjekur deri në mbajtjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa në PDK kanë thënë se presin epilogun e konsultave të presidentit dhe se janë për dakordim të datës me partitë e tjera, Lidhja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkojnë biseda vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve. Nëse presidenti i zvarrit konsultat, VV-ja ka paralajmëruar nismë për shpërndarjen e Kuvendit.

Skenari i shmangies së zgjedhjeve, duke caktuar një mandatar tjetër për kohën e mbetur, do të tentohet të vihet në opsion nga presidenti. Kjo është rruga kushtetuese të cilën duhet ta ndjekë presidenti pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Përfaqësues ligjor i koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR është kryeparlamentari Kadri Veseli. Kushtetuta e obligon presidentin që për mandatarin tjetër t’i konsultojë të gjitha partitë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)