Arbëri

Shqipëria synon ta ndjekë shembullin e Kosovës në ekstradimin e gylenistëve

Foto: Driton Paçarada / Koha

Shqipëria kërkon të ndjekë shembullin e Kosovës për rastin e ekstradimit të gylenisëtve në Turqi.

Agjencia turke e lajmeve ”Anadolu Agency” dhe ajo greke “ANA” iI i janë referuar ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, i cili ka deklaruar se këtë herë ka marrë garanci nga Qeveria shqiptare se do të marrë masa ndaj përfaqësuesve të FETO-s, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të premten ka qenë për vizitë zyrtare në Shqipëri ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili takoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Edhe pse Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk ka bërë të ditur se çfarë është biseduar, mediat turke dhe ato greke kanë pohuar se fokusi i bisedës gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm turk në Tiranë ishte Lëvizja FETO.

Duke folur për agjencinë e lajmeve “Ana”, ministri turk i Punëve të Brendshme është shprehur se nga biseda që ka pasur me Ramën dhe Lleshajn për çështjen e gylenistëve ka mbetur shumë i kënaqur.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)