Arbëri

E diela me “Koha Ditore” sjell shkrime ekskluzive për situatën politike në vend, përfshirë zgjedhjet

Çfarë marrëveshjesh kanë qenë koalicionet e pas-pavarësisë dhe pse asnjëri nga ta nuk ka arritur ta përfundojë mandatin? Pse partitë çdoherë premtojnë të vendosin ‘vija të kuqe’ për koalicione me partitë të tjera dhe në fund i heqin ato? Cilat janë qëndrimet e Bashkësisë ndërkombëtare për situatën e krijuar e cila çon në zgjedhje të parakohshme?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, e më tepër, vijnë në krye-temën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Në pritje të koalicionit të ri”.

Lexoni intervistën e javës me analistin Imer Mushkolaj. Pse, sipas tij, presioni ndërkombëtar mund t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme? Lexoni edhe përgjigjen e tij dhënë pyetjes “Cilat janë ‘koalicionet e mëdha’ që mund të bëhen në këto zgjedhje?”

Këtë javë, përmes reportazhit, njihuni me loken e hekurt, e cila u ka mbijetuar tri luftërave.

Në rubrikën Kosovarçe mund të lexoni për dorën e padukshme të “Ranës së hedhun”, derisa nga bota vijnë shkrimet për luftëtaren e korrupsionit dhe hulumtimet e saj.

Lexoni edhe fejtonin për pavarësimin e Shqipërisë pas luftërave të njëpasnjëshme.

Nga kultura vijnë rrëfimet për gjuhën universale nëpër sheshe e rrugë të Effetto Larsen.

Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trende të muzikës dhe lajme nga teknologjia, gjeni shumëçka para se të mbërrini te faqet e sportit.

Aty vijnë rrëfimet për Kamerollin, play-makeren e tri gjeneratave të Kosovës, për “Tarzanin” si notar dhe pesë të artat olimpike.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “KOHA DITORE”.