Arbëri

Pezullon nga detyra dy prokurorë në Shqipëri, akuzohen për korrupsion

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre për akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorim detyrë. Sipas njoftimit te publikuar nga prokuroria, këta dy prokurore kane mbajtur qëndrim te dyshimte në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në 7 prill 2015, ku u vranë 3 persona pas një konflikti të armatosur.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar. Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy të tjerë me nga 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë. Gjatë shqyrtimit të rekursit te paraqitur nga te pandehurit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, ka kërkuar pushimin e akuzës per vrasje me dashje për tre te pandehurit, duke i akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Bazuar mbi këtë, ai ka kërkuar 4 vjet burg per Aleksander LLanajn, që ishte dënuar nga shkallet me te ulëta me burg të përjetshëm. Kurse për dy të tjetër, prokurori kërkoi dënim vetëm për armëmbajtje pa leje

Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça. Bazuar mbi këto fakte për dy prokuroret kane nisur hetimet, pasi u pezulluan nga detyra.