Arbëri

Galushi: Hutinë për romët e shkaktoi se ata s’folën për vete

Edis Galushi, aktivist i të drejtave të njeriut, në Rubikon të KTV-së duke treguar se si është të lindësh rom në Kosovë, ka thënë se ky komunitet has në rezistencë në shoqëri për shkak se është portretizuar nga të tjerët dhe jo nga vetvetja.

Sipas tij, portretizimi i romëve nga të tjerët ka rezultuar në huti të mbarë shoqërore për këtë komunitet.

“Ne kemi prirje si qenie njerëzore fillimisht të gjykojmë dhe paragjykojmë dikë dhe pastaj ta njohim. Në pamundësi që në fakt të flasim vetë për vetvete dhe në pamundësi që ne vetë të shkruajmë për vetvete, e kemi pasur këtë fat apo fatkeqësi që tjerët të shkruajnë për neve, tjerët na kanë portretizuar, dhe të tjerët na kanë promovuar pa na pyetur. Kjo ka rezultuar në një huti të mbarë shoqërore e që në fakt tani me modernizimin e kohës dhe mund të them me një liri më ndryshe se në të kaluarën po e kemi fatin që të shkojmë në të kaluarën dhe të shohim se çka ka rezultuar edhe në ditët e sotme që ky popull të has në hezitim apo rezistencë prej popullatës së përgjithshme që ta pranoj ashtu siç është dhe pastaj t’ia njoh vlerat që ky popull kontribuon në shoqëri”, ka thënë ai.