Arbëri

Hoxhaj: Partitë që thirren në vija të kuqe, janë të parat që përfundojnë në gjirin e PDK-së

Descriptive Text

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se politikanët të cilët po thirren në vija të kuqe me PDK-në, janë të parët që përfundojnë në gjirin e kësaj partie.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirr gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës.

“As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK-në, por sipas tij, pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta.

Hoxhaj thotë se ky është mashtrimi 20 vjeçar.

E sipas tij, për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët ia kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para”, shkruan Hoxhaj.