Arbëri

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Antigua dhe Barbuda

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë vendosur sot marrëdhëniet diplomatike në Uashington.

Kështu ka shkruar ministri i Jashtëm në dorëheqje i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook.

“Ky është një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai tha të ketë zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Chet Greene, të cilin thotë ta ketë falënderuar atë për “këtë kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të punuar ngushtë në çështje të rëndësishme për dy vendet tona”.

Nënshkrimi është bërë nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila po ashtu ka komentuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Antigua dhe Barbados.

“Sapo nënshkrova marrëveshjen për themelimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Antigua & Barbuda”, shkroi Çitaku në Facebook.