Arbëri

Kuvendi i Kosovës sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

Descriptive Text

Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, "Bashkatdhetarët në Kuvend" dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

"Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t'i bashkëngjiten këtij aktiviteti",thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Republikës së Kosovës.