Arbëri

Zvicra fton institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën, pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar sot pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo përmes një statusi në Facebook apelon të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në deklaratë.