Arbëri

Muja problemin e sheh te Qeveria, jo te Kuvendi

Për konsultime, deputet e PDK-së, Shaip Muja, Nait Hasani, ajo nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi, e Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim, janë ftuar një ditë para seancës për demarkacionin nga ambasadori Greg Delawi,raporton KTV.

Në zyrat e Ambasadës amerikane, Delawie, së paku ka dështuar t’ia ndërrojë mendjen Shaip Mujës, që tha se nuk do ta votojë demarkacionin.

Madje, Muja shtoi se nuk garanton nëse vota e tij nesër do të jetë pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë. Deputeti Muja mohoi që ambasadori Delawie ua ka imponuar atyre votimin e demarkacionit. Gjatë ditës së martë ambasadori Delawi ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së pikërisht për të diskutuar rreth demarkacionit.