OVL e UÇK-së dënon ftesat e Speciales, thotë se Haradinaj do të dal i pafajshëm

OVL e UÇK-së dënon ftesat e Speciales, thotë se Haradinaj do të dal i pafajshëm

Urim Isma Urim Isma 19 July 2019 20:06

OVL e UÇK-së ka dalë në një konferencë për media pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit për t’iu përgjigjur Speciales, është për t’u përshëndetur, raporton KTV.

Ai tutje ka shtuar se gjesti i Haradinajt ka dëshmuar se kombi është më i rëndësishëm derisa ka shtuar se ai do të dal i pafajshëm.

“Gjesti i tij që ka jep dorëheqje për t’iu përgjigjur Speciales është për tu përshëndetur. Me këtë ai ka dëshmuar se interesi mbi kombin është më i rëndësishëm. Ai serish do të dal i pafajshëm”, ka thënë ai.

Tutje, OVL i ka dënuar ftesat e Speciales derisa ato i kanë quajtur të papranueshme.

“OVL i dënon këto ftesa dhe për ne janë të papranueshme. Ne kemi luftuar për shtet sovran dhe jo për formim të gjykatave të tilla puro politike e të njëanshme ku përndiqen vetëm pjestarët e UÇK-së”, thotë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme