Arbëri

Vuçiq: Do të flas nesër për implikimet e dorëheqjes së Haradinajt

Foto: Reuters

Mediat në Serbi nuk i kanë dhënë shumë hapësirë tash për tash ftesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata Speciale.

Tanjug raporton se vetë Vuçiq ka thënë se nesër do të reagojë për këtë dorëheqje, dhe për implikimet e mundshme në raportet mes dy vendeve.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të reagojë nesër rreth dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt në Prishtinë dhe implikimet e mundshme të dorëheqjes së tij”, raporton Tanjug.

Haradinaj dha sot dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, pas ftesës si i dyshuar nga Gjykata Speciale, duke thënë se dëshiron që atje të intervistohet si qytetar e ish-ushtar, e jo si kryeministër.