Arbëri

Haradinaj: Shpresoj që dialogu të sjellë njohje të kufijve nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi ata me ‘gjendjen aktuale në Kosovë’.

Ai shpreson se dialogu me Serbinë do ta sjellë njohjen e kufijve të Kosovës nga shteti i Serbisë.

“Është sfidë për ne themelimi i besimit brenda komuniteteve dhe na duhet një marrëveshje me fqinjin tonë Serbinë për njohjen e kufijve, shpresoj se dialogu do ta sjellë këtë”, tha Haradinaj, transmeton ksp.

Ai tha se Kosova është shtet multietnik me shumicë shqiptare, por që kjo nuk pengon në ndërtimin e besimit ndëretnik.

Sot është dita e fundit e qëndrimit në Kosovë të 56 studentëve nga 28 shtete të ndryshme.