Arbëri

Reagimet penguan kalimin në heshtje të Ligjit për RTK-në

Më shumë se një vit e gjysmë nuk i ka mjaftuar Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media që t’i harmonizojë plotësim-ndryshimet për Ligjin e Radiotelevizionit të Kosovës. Një gjë të tillë nuk ka arritur që ta bëjë as të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse u mblodhën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, anëtarët e Komisionit për gati një orë diskutuan vetëm për mbajtjen apo jo edhe të një dëgjimi publik, që më pas Projektligji të përcillet për në Qeveri. Pas debatit, ata u dakorduan që brenda 10 ditësh të mbahet një dëgjim publik, në mënyrë që të merren mendimet e të gjitha palëve të interesit, e pastaj amendamentet të bëhen mbi ato mendime, dhe t’i dërgohen Qeverisë për aprovim.

Iniciativa për dëgjim publik ka ardhur pas reagimeve të shumta që pati për mbledhjen e kaluar të këtij Komisioni, e cila u mbajt pa praninë e mediave dhe u miratuan disa ndryshime. Për këtë kishte reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit, që të krijojë hapësirë për diskutim publik dhe konsultime në çdo fazë të përgatitjes së amendamenteve të Ligjit për RTK-në.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.