Arbëri

Kjo legjislaturë ka përmbushur vetëm 18 % të agjendës së saj

I shkurtër ka qenë ballafaqimi i kryetarit të Komisionit për Financa, Driton Selmanaj, me Sejdi Hoxhën e Postës.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është dashur të shqyrtohen raportet e auditimit për Postën e Kosovës, Telekomin dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘’Prishtina’’, raporton KTV.

Por, mbledhja ka dështuar të mbahet shkaku i mungesës së kuorumit.

E, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, problematika e mungesës së numrave në Kuvend po bartet edhe në Komisione parlamentare.

Sipas Agnesa Haxhiut nga KDI-ja, mungesa e kuorumit e ka bllokuar Kuvendin meqë është përmbushur vetëm 18 për qind e agjendës legjislative.

Ajo shton se shqyrtimi i raporteve të auditimit, do të duhej të bëhej në gjysmën e parë të vitit.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë seanca të zakonshme në vazhdimësi, shkaku i mungesës së numrave. Në rend dite ka ende pika që nga tetori i vitit 2018.