Arbëri

Edina nga Prishtina shkoi në Siri tri vjet më parë, tash kërkon të kthehet në Kosovë

Edina nga Prishtina shkoi në Siri tri vjet më parë, tash kërkon të kthehet në Kosovë
 

Ka tre vjet që Edina (emri i njohur për redaksinë), një grua nga Prishtina, kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar burrit të saj, i cili ishte rreshtuar përkrah grupit militant Shteti Islamik. Por, tani kur burri i saj nuk jeton më, ajo dëshiron të kthehet në Kosovë.

Kjo grua, ka folur përmes telefonit për Radion Evropa e Lirë, duke treguar për kushtet e rënda në kampin Al-Nisa në Siri. Ajo nuk është e vetmja nga Kosova dhe rajoni, që ndodhen në kampet e Sirisë.