Arbëri

PSD i bashkohet thirrjes së Shoqërisë Civile për qasje në dokumentet e “Kosovës së Re”

Descriptive Text

Grupi Parlamentar i PSD-së i ka drejtuar kërkesë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për qasje në dokumentet që lidhen me procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Përmes një komunikate për media ata thonë se, procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës.

Sipas tyre, së fundi, Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces.

Për këtë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kërkesë për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin "Kosova e Re".

“Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike”, thuhet në komunikatë.

Image
Image