Vranësira, shi e diell gjatë kësaj të diele Foto: Driton Paçarada / Koha

Vranësira, shi e diell gjatë kësaj të diele

14 July 2019 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës, sipas IHMK-së, do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, ka thënë IHMK, raporton Koha.net.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales ndërsa raportohet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme