Arbëri

Reka: Ndryshimi i qasjes së Brukselit për zgjerimin, pasojë e mësimit nga pësimi

Descriptive Text

Zgjerimi i madh i Bashkimit Evropian gjatë 2004-s pasoi me një periudhë pauze në pranimin e shteteve të reja në bllokun që kaherë ka joshur interesimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishin ndryshimet përbrenda bllokut – rrëshqitjet e politikave të BE-së nga qasja gjeopolitike në atë teknike - ato që i dhanë sebep prolongimit të aspiratave të Ballkanit Perëndimor për bërjen pjesë në trupin 28-anëtarësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të këtillë fat patën së fundi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilave iu shty sërish data e anëtarësimit, me gjithë vlerësimet e shumta pozitive për përmbushje të kritereve të kërkuara.

E qasja e Brukselit karshi zgjerimit ndryshoi si pasojë e mësimit nga pësimi. Këtë e thotë ish-ambasadori në Bashkimin Evropian dhe së fundi kandidat për president në Maqedoninë Veriore, Blerim Reka, në një intervistë të shkruar për “Kohën Ditore”. Fjala është për rastet kur zgjerimi i fundit i madh i bëri pjesë të bllokut edhe shtetet që nuk i kishin plotësuar as kriteret e Kopenhagës e as ato të Madridit.

“Derisa para një dekade, mosgatishmërinë për pranimin e anëtarëve të rinj Brukseli e arsyetonte me ‘lodhjen nga zgjerimi’ dhe me mungesën e ‘kapacitetit absorbues’, tash arsyetohet me ‘qasjen e re’, ku para zgjerimit vendos thellimin e BE-së, (Macron) apo para anëtarësimit me shtetet e reja kërkon reformimin institucional të tij”, ka thënë Reka.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)