Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Ilustrim

Fundjava në Kosovë do të jetë me mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu. Nga dita e diel sërish freskët.

Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi Itali dhe rajonin tonë ditëve në vijim, derisa ditën e diel nga Evropa qendrore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi nga pasditja e së shtunës dhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditë së diel. Nga dita e diel sërish pritet të mbajë mot më i freskët.

Në fillim të javës mundësi për reshje lokale shiu, derisa temperaturat mbeten pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

13.07 – Kryesisht me diell, më pas gjatë ditës vranësirat shtohen. Pasdite vonë shtrëngata me shi, që mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.

14.07 – Më freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.

15.07 – Kryesisht me vranësira. Mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe bubullimë.

16.07-17.07 – Të martën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të zbresin nga 25C deri 20C, ditën e diel. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-7m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.