Arbëri

Ish-kryetari i Bordit të ART-së refuzon të përgjigjet në shumë pyetje të Komisionit për PTK-në

Ish-kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha, ka qenë i intervistuari i radhës për gjendjen në PTK dhe Vala.

Berisha, për më shumë se dy orë është pyetur nga deputetët për kohën sa kishte qenë në Bordin e Telekomit, por në shumë raste, ai nuk është përgjigjur, raporton KTV.

Duke folur për procesin e licencimit të operatorëve virtualë, Berisha theksoi se hapja e tregut të telekomunikimeve ka qenë synim prejse është themeluar dhe ka nënshkruar personalisht licencën për operatorin virtual, në këtë rast ‘Dardafon”-in.

Ish-anëtari i Bordit të Telekomit është pyetur edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me Z-Mobile.

Anton Berisha, për momentin është zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.