Meta refuzon Skënder Gjinushin për kryetar të Akademisë së Shkencave

Meta refuzon Skënder Gjinushin për kryetar të Akademisë së Shkencave

12 July 2019 12:10

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka refuzuar me një dekret të posaçëm emërimin e akademikut, Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Arsyeja e refuzimit sipas Metës është se “ditën e realizimit të procesit zgjedhor për kryetar të Akademisë së Shkencave, zoti Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të kryetarit të Partisë Social Demokrate, çka ligji e ndalon”.

Duke ju referuar një sërë ligjesh, Meta shënon se “Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike”.

KSP

Komentet

Shto koment

Të ngjashme