Në raportimin para Komisionit për Telekomin, Gashi i ARKEP-it thotë se s’ka përgjegjësi monitorimi

Leonita Bajrami 11 July 2019 19:36

Është mbledhur përsëri Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.

Kësaj radhe, para deputetëve është ulur Kreshnik Gashi, drejtor i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

E këtu, Gashi u ballafaqua me një sërë pyetjesh, për të cilat nuk dha përgjigje duke thënë që nuk i takon të flasë.

Edhe për kontratën me Z-mobile, Gashi tha se nuk kanë mundur të ndërhyjë.

Mirëpo, Visar Ymeri tha se edhe kjo kontratë është përgjegjësi e ARKEP-it.

Më tutje, Kreshnik Gashi tha se ARKEP nuk ka njohuri nëse Z-mobile i paguan 27-përqindshin Telekomit.

Përpos Gashit, Komisioni Hetimor intervistoi ish-drejtorin teknik të Post-Telekomit, Mehdi Latifaj.

Sipas tij, gjithçka ka filluar kur Z-mobile ka kërkuar që të ofrohen shërbime për 3G dhe 4G pa kushte.

Më tutje, ai ka shtuar se afera sim to sim ka qenë e dëmshme për Telekomin.

Me agjendë të Komisionit hetimor ishin paraparë të intervistohen edhe zyrtari ligjor i Telekomit, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxheri i produkteve, Nysret Jashanica.

Mirëpo, kjo dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala është formuar për të mbledhur të dhëna lidhur me shkaqet që çuan në shkatërrimin e Telekomit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme