Arbëri

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve i shkruan ministrit Tahiri, Sistemi gjyqësor është bërë mbrojtësi i mashtruesve

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M.Vujiçiq i është drejtuar me një letër të hapët ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit, me të cilën i shpreh shqetësimin për mosfunksionim të sistemit gjyqësor në Kosovë, i cili zvarrit zgjidhjen e lëndëve edhe përtej tetë vjet, duke u kthyer kështu nç bashkëpunëtor tëi tërthortë dhe mbrojtës të mashtruesve ordinerë.

Në vazhdim po e sjellim të plotë letrën e tij, në pritje edhe të një përgjigjeje të ministrit të Drejtësisë për situatën në fushën sundimit të ligjit, zbatimit të drejtësisë.

Letër e hapur Ministrit të Drejtësisë, z. Abelard Tahiri

I nderuari Ministër Tahiri,

Për shkak të zvarritjeve joadekuate të gjykimeve civile, sistemi gjyqësor në Kosovë është bërë motivuesi më i rëndësishëm, bashkëpunëtori i tërthortë dhe mbrojtësi më i mirë i mashtruesve ordinerë

Prokuroria dhe gjyqësori, përmes zvarritjeve brutale dhe mosrespektimit të afateve ligjore, punojnë drejtpërdrejt kundër Ligjit, palës së dëmtuar dhe vetë sistemit shtetëror.

Konkretisht, Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka ngritur një padi kundër kompanisë “IDEAL” nga Mitrovica e Jugut më 30 janar 2019, por ende nuk është caktuar qoftë edhe një seancë. Rasti i njëjtë është edhe me padinë që kam paraqitur personalisht kundër një personi fizik, më 29 qershor 2018.

I nderuar Ministër Tahiri, ne jemi në dijeni se ka raste që presin për drejtësi për më shumë se tetë vjet, dhe për këtë është pak të thuhet turp. Ata që duhet ta mbrojnë ligjin dhe ta sjellin drejtësinë në këtë mënyrë, luajnë dhe shkatërrojnë komunitetet, familjet ose individët. Prandaj, ne besojmë se do t’i ndërmerrni menjëherë hapat e duhur, në mënyrë që secili ta fitojë drejtësinë në afatin e caktuar ligjor.

Faleminderit paraprakisht,

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës

Slobodan M.Vujičić.