Arbëri

Ambasadorja e Izraelit, vizitoi Bashkësinë Hebreje `Bet Israel Kosova`

Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë.

Gjatë takimit, kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, z. Ruzhdi Shkodra e informoi ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.

Prishtina është e vetmja kryeqendër pa Sinagogë. Me këtë rast kryetari z. Shkodra kërkoi që sa më parë të vendoset gurëthemeli i Sinagogës në Prishtinë.

I pranishëm ishte z. Nesim Konforti, anëtar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova që rrjedh nga familja më e madhe hebreje në Prishtinë.

Ambasadorja znj. Fisher Kamm falenderoi z. Shkodra për pritje. Ajo tha se ndihet si në shtëpinë e saj në zyrën e Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova.