Sivjet Kosova mund të mbulojë vetëm 20% të nevojave me grurë nga arat e veta

Sivjet Kosova mund të mbulojë vetëm 20% të nevojave me grurë nga arat e veta

11 July 2019 08:51

Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me grurë nga arat e veta. Kështu i tha Radio Kosovës Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës

Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, siç thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe rendimentet, sipas tij, nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve të tjera të fermerëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme