Arbëri

Konfirmohet zhvatja e buxhetit të KQZ-së

Descriptive Text

Saktësisht 113.199 euro është shuma që në emër të realizimit të pagave i është zhvatur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga emisarë politikë që insistonin se ishin anëtarë të këtij institucioni. Përpos pagave, në të njëjtën mënyrë kishin realizuar edhe benefite të tjera.

Përfitimi i jashtëligjshëm i shumicës së anëtarëve të mandatit të shkuar është evidentuar edhe në raportin për KQZ-në, që e ka publikuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“KQZ-ja nga 27.3.2018 nuk ka qenë funksionale, pasi anëtarëve të saj u ka përfunduar mandati. Mirëpo, përkundër kësaj, KQZ-ja ka vazhduar që t’u paguajë pagat e anëtarëve prej prillit deri në fund të vitit 2018. Vlera e këtyre pagesave të parregullta ishte 113.199 euro, po ashtu krahas kësaj anëtarët e KQZ-së kishin shfrytëzuar të gjitha beneficionet”, thuhet në raport.

“Kryetarja e KQZ-së dhe kryeshefi ekzekutiv duhet të sigurojnë se me rastin e përfundimit të mandatit të anëtarëve të KQZ-së dhe mosvazhdimit të këtij mandati duhet të largohen nga lista e pagave dhe të mos përfitojnë benefitet e tjera”, është rekomandimi që i shoqërohet gjetjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)